Vendosni fjalën kyçe....

Zhaklina Dhimojani Blättler dhuron respiratorë për spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë


Pas emërimit si diplomat në Zvicër, Valon Gashi duket se i është futur menjëherë punës. Dhe në një nga angazhimet e tij të para, ka qenë dërgimi i disa respiratorëve për spitalin Covid 2 në Tiranë, të cilat ishin dhuratë e aktores me origjinë shqiptare Zhaklina Dhimojani Blättler. 

Ambasada shqiptare në Bernë e falenderon aktoren për donacionin e saj, ndërsa zbulon përmes fotove se ajo është shoqëruar nga Gashi.

“E larguar nga Shqipëria në vitet 90-të, Zhaklina Dhimojani Blättler, nuk e ka harruar asnjëherë vendin e saj të lindjes. Aktorja e njohur për publikun shqiptar, ka dhuruar sot përmes Ambasadës shqiptare në Bernë, disa respiratorë për Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, që do të ndihmojnë më tepër të prekurit nga Covid-19.
Ambasada e RSH në Bernë i shpreh falenderime dhe mirënjohje Z. Blättler, që gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën.”– thuhet në një njoftim të Ambasadës.


Valon Gashi i cili ka punuar prej vitesh si gazetar në Tiranë, është emëruar vetëm para pak ditësh si këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Zvicër nga ministri Gent Cakaj.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, e konsideroi zgjedhjen e Gashit si një lajm të mirë, që shqiparët nga Lugina e Preshevës po bëhen pjesë aktive e diplomacisë shqiptare.

Ai e konsideron emërimin e Gashit, si pjesë e ndërmarrjes strategjike e programatike për të forcuar rrolin e Luginës së Preshevës në diplomaci.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *