Vendosni fjalën kyçe....

Dy pasagjerë nuk veshin maskë, plas sherri në avionin për në Ibiza (VIDEO)


Dy pasagjerë nuk kanë pranuar të vënë maska për fytyrën dhe kaq ka mjaftuar që të plasë sherri mes tyre dhe pasagjerëve të tjerë në një avion që ishte nisur nga Amsterdami për në Ibiza.

Momenti është kapur në kamera dhe videoja tashmë është bërë virale në rrjet.

Pamjet tregojnë dy pasagjerë që flasin anglisht dhe përleshen me njëri-tjetrin ndërsa avioni ishte në fluturim.

Pasagjerët e tjerë dëgjohen duke u bërtitur dy burrave për të ndaluar duke u thënë “këtu ka fëmijë” dhe disa ndërhyjnë fizikisht për t’i ndarë.


Në fund të klipit, pasagjeri shihet i shtrirë në dysheme në rreshtin e aeroplanit, me duar të prangosura pas shpinës.

Disa pasagjerë të tjerë shihen pa maska për fytyrën. Të dy burrat u ndaluan me ndihmën e pasagjerëve të tjerë dhe më vonë u arrestuan nga policia spanjolle pas mbërritjes në Ibiza pasi piloti informoi autoritetet lokale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *