Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Fier, vlonjati plagoset në shtëpinë e tezes


Një person ka mbetur i plagosur pas mesnate, pas disa të shtënave me armë në Fier. I plagosuri ishte një 50-vjeçar nga Vlora, i cili ndodhej në banesën e tezes së tij.

Policia thotë se pas ngjarjes autorët janë larguar me një mjet tip “Benz”, i cili pak minuta më vonë është gjetur i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.
I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Sot më datë 01.08.2020, rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë.
50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *