Vendosni fjalën kyçe....

Mes krizës për të formuar qeverinë, Izraeli zgjedh presidentin me 2 qershor


Parlamenti izraelit të hënën njoftoi se do të mbajë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2 qershor.

“Presidiumi i Knesset miratoi të hënën një propozim nga Kryetari i Knesset Yariv Levin (Likud) për të mbajtur zgjedhjet për President të Shtetit në 2 Qershor”, tha parlamenti në një deklaratë.

Deklarata vazhdoi duke sqaruar që ata që dëshirojnë të kandidojnë duhet të sigurojnë të paktën 10 nënshkrime nga ligjvënësit jo më vonë se mesnata e 19 majit.

Presidenti izraelit zgjidhet nga anëtarët e parlamentit, të njohur si Knesset, për një mandat shtatë-vjeçar. Presidenti aktual i vendit, Reuven Rivlin, 81 vjeç, ka qenë në zyrë që nga 2014.

Zgjedhjet për president në Izrael janë njoftuar në një kohë kur vendi nuk ka ende një qeveri pas katër zgjedhjesh në dy vitet e fundit. Pas dështimit të kryeministrit Netanyahu për të formuar qeverinë, presidenti ia ka kaluar mandatin kreut të partisë më të madhe opozitare Yair Lapid.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *