Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja LGBT vandalizon statujën e Jezu Krishtit në Varshavë, deputeti polak i ashpër: Do e mbrojmë Poloninë e Krishtërimin nga terrori i majtë


Deputeti polak Adam Andruszkiewicz ka denoncuar vandalizimin e përdhosjen e monumenteve të heronjve të Polonisë dhe të monumentit të Jezu Krishtit në qendër të Varshavës nga anëtarët e komunitetit LGBT.

Përfaqësuesi 30-vjeçar i partisë në pushtet Ligj e Drejtësi të presidentit Duda  u tregua tejet i ashpër në një postim në Facebook duke lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj tyre.

Ai shkruan se do paguajnë për këtë e do ndëshkohen shumë rëndë.

“Skandal! Sot, përfaqësuesit e LGBT vendosën të përdhosin monumentet e heronjve tanë, si dhe Jezu Krishtin në zemrën e Varshavës. Unë kam një mesazh për t’ua dërguar atyre: Do të paguani për të dhe do të ndëshkoheni shumë rëndë! Tashmë jam duke biseduar me përfaqësuesit e partisë Ligj e Drejtësi. Kundër këtyre vandalëve të lëvizjes Rainboë, tashmë është paraqitur një padi në prokurori. Flamujt e lëvizjes LGBT janë varur sot aty, nesër ata do të duan të shkatërrojnë monumentet tona?! Ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë. Ne do ta mbrojmë Poloninë dhe besimin tonë të krishterë nga terrori i majtë! – shkruan ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *