Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi ia del ndaj Fiorentinës, shton presionin ndaj Interit


Juventusi ka arritur një fitore të rëndësishme në fushën e Fiorentinës mbrëmjen e sotme me rezultatin e ngushtë 0-1.

Golin e vetëm për torinezët e shënoi Miretti në minutën e ’10.

Me fitoren në transfertë, bardhezinjtë kanë forcuar pozitat në vendin e dytë e kanë ruajtur hapin e Interit nga i cili e ndajnë vetëm 2 pikë.

Fiorentina nga ana e saj qëndron sipër mesit të renditjes dhe tani për tani është ndër favoritet për një vend që e çon në Konferencën e  Ligës së Evropës.