Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Burrelit.
Në një lokal ishte vendosur një sasi e vogël lënde plasëse e cila ka shpërthyer, por për fat të mirë nga ngjarja nuk ka asnjë person të lënduar. Vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 03. 00, në verandën e lokalit të shtetasit B.S, dyshohet se kanë hedhur një sasi shumë të vogël lëndë artizanale, dhe si pasojë është krijuar një dëmtim i vogël në pllaka të verandës.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Nuk dihen ende arsyet e vendosjes së lëndës plasëse pranë këtij lokali, megjithatë grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.