Vendosni fjalën kyçe....

Naftëtarët e Ballshit protestojnë para bashkisë Mallakastër: Në ditën më të keqe shteti nuk ndihet


Naftëtarët në Ballsh kanë dalë përsëri sot në protestë para Bashkisë së Mallakastrës.

Ata pretendojnë se nuk kanë marrë ende detyrimet e prapambetura nga puna e tyre në rafineri.

Naftëtarët shprehen se ata kanë dy muaj që presin por asgjë nuk ka ndodhur dhe firma nuk merr përsipër të shlyejë detyrime e asaj pararendëses në rafineri.

Ata ngrenë shqetësimin se nuk mund të punojnë me firma që vijnë fuqishëm dhe më pas ikin për 6 muaj. Për këtë arsye i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku të mbajnë përgjegjësi. “Nëse ministrja nuk mban përgjegjësi e largoni nga puna. Në ditën me të keqën tonën shteti nuk ndihet. Pushteti vendor të na bashkohet sepse edhe bashkia merr detyrime, të na bëhet krah. Nuk mund të punojmë me kompani që vijnë si firma të fuqishme dhe ikin pas gjashtë muajsh.”– thotë një nga protestuesit.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *