Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Hapje 100% të listave pa ndryshuar koalicionet, Gjiknuri s’i mori parasysh modelet që i treguam


Përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, deklaruan pas përfundimit të tryezës së PS-ja e kishte hedhur poshtë propozimin e saj për hapjen e listave 100%.

Në deklaratën e bërë, demokrati Bylykbashi, tha se opozita e kishte të qartë propozimin e saj për hapjen e listave pa prekur formulën e tanishme të koalicioneve.

Ai pohoi se edhe pse opozita kishte ofruar modelet europiane të koalicioneve siç ishtë kërkuar nga Gjiknuri, sërish kjo s’ishte marrë parasysh.

“Opozita e Bashkuar bëri të qartë qëndrimin e saj. Nëse do të shkohet drejt hapjes së listave duhet të hapen 100% me kusht që formula aktuale kushtetuese dhe ligjore e koalicioneve dhe për ndarjen e mandateve të mos ndryshojë. Ajo që është fare e qartë për shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtare, Edi Rama dashurinë e fundit për lista e hapura e ka vetëm një alibi për të hequr koalicionet zgjedhore, për t’u bërë të pamundur zgjedhësve që të mos japin votën individuale për parti të veçanta. Farsë për Edi Ramën që të ndryshojë rregullat e garës për kundërshtarët e tij.

Kërkuam të shprehej përfaqësuesi i maxhorancës, refuzoi në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë mbledhjes. Edhe pse i dhamë modelet se ku ekzistojnë në Europë modeli i koalicionit që Shqipëria e ka prej 17 vitesh, Belgjika, Holanda, Danimarka, Italia, Letonia edhe në Greqi është aplikuar. Janë modele të vendeve nga është marrë. Nëse nuk i duket model maxhorancës diçka që ka funksionuar, gjithë kjo përpjekje e Edi Ramës është për të vrarë mundësinë e partive politike për të garuar në liri të plotë. Presim na maxhoranca të reflektojë. Është çështje e Këshillit Politik, duhet trajtuar në Këshillin Politik. Çdo lloj përpjekjeje e maxhorancës dhe Edi Ramës për të turbulluar një gjë kaq të qartë është e kotë.”, tha Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *