Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën Shkodër-Koplik, humb jetën këmbësorja


Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Koplik-Shkodër.

Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë.

Identiteti i viktimës nuk është zbuluar ende ndërsa drejtuesi i mjetit, Gjergj Delaj, është dërguar në spital pasi ka marrë dëmtime gjatë aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 29.01.2020 ora 15:00, në aksin rrugor Koplik – Dedaj, në vendin e quajtur  “Ura e “Zhajës, fshati Zagorë, Malësi e Madhe, duke qene në drejtimin e mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. D. 65 vjeç, banues në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetase, ende e pa identifikuar (këmbësore).

Drejtuesi i mjetit po dërgohet per ndihmë mjeksore në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *