Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri: Hapja e listave ka sfida të mëdha, opozita të gjejë një model europian për koalicionet


Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Gjiknuri, ka deklaruar se hapja e listave ka sfida të mëdha administrative.

Në deklaratën e tij pas përfundimit të tryezës ai tha se opozita e bashkuar ka humbur kohë dhe se koha s’mund të ndalojë sa herë PD-ja të ndryshojë mendje.

Ai tha se opozita është e lirë që të zgjedhë modeet aktuale perëndimore për hapjen e listave e koalicioneve.

“Një gjë është për t’u përshëndetur, që risitë kushtetuese që po diskutohen në Kuvend, janë gjetur me vend dhe nga opozita jashtëpalamentare. Në dokumentin e tyre politik të sjellë sot, ata mbështesin hapjen e listave të kandidatëve.

Amendimet kushtuese s’e pengojnë atë që kërkon opozita e bashkuar, e cila mundëson hapjen e listave dhe ia delegon kodit për ta rregulluar. PD dhe opozita, u kthye në tavolinën e negociatave, duke humbur kohë. Kanë një muaj që diskutonin diçka që po e përshëndesin sot. Koha nuk mund të ndalojë sa herë PD-se t’i kthehet mendja.

Por ndryshimet i shkojnë Kodit. Mundësohet hapja e listave dhe çështja e koalicionit, le të zgjedhin modelet aktuale perëndimore për hapjen e listave dhe koalicionet. Kodi zgjedhor i ka mundësitë, dhe ne bashkë me opozitën, jemi të gatshëm që të detajojmë rregullat. Hapja e listave ka sfida të mëdha administrative.

Ndaj duhet kujdes në mënyrën se si formohen koalicionet. Iu thamë që të gjejnë modelet të vendeve me lista të hapura dhe që kanë koalicione të tilla zgjedhore. Por deri tani nuk kemi gjetur. Rëndësi e madhe është hapja e listave. Dhe unë kam pasur skeptizicmin tim, s’e mohoj. Hapja e listave është kërkesë e gjithëpranuar.”, tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *