Vendosni fjalën kyçe....

Opozita e bashkuar i përgjigjet ftesës së PS-së për mbledhjen e Këshillit Politik


Opozita e bashkuar i është përgjigjur ftesës së PS-së për t’u ritakuar në Këshillin Politik.

Ajo propozon që mbledhja të zhvillohet të enjten në orën 17:00 ose të premten në orn 11:00. Në përgjigjen drejtuar PS-së, theksohet se siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit, në mbledhje duhen diskutuar pikat 11 e 12.

Ato kanë të bëjnë me blerjen e votës, presionin ndaj votuesve të administratës, keqpërdorimin a abuzimin me administratën, marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale, lirinë e sekretin e votës si dhe manipulimin e falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve. Në letër bëhet më dije që në takim do marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi.

Njoftimi

“Në vijim të email-it më poshtë, propozojmë që mbledhja e Këshillit Politik, është e përshtatshme, të zhvillohet të enjten në orën 17:00, ose të premten ora 11:00, sipas kohës tuaj.

Në Rendin e Ditës së mbledhjes siç kemi rënë dakord në Marrëveshjen e 5 Qershorit, duhet të përfshihet vijimi i punës së Këshillit për zbatimin e pikave 11 dhe 12 të saj, ku specifikohet se: ‘11. Masat shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me: (1) blerjen e votës; (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; (4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; (5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore.

Në rast të mosprogresit këto propozime NUK do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9. 12. Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 9, 9, 10 dhe 11 më sipër dhe dy shënimet poshtë do të hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore).

Pikat 4, 5 dhe 6 më sipër do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme zgjedhore dhe parlamentare. Në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, nëse ju keni vlerësuar si të përshtatshme zgjerimin e përfaqësuesve të partive politike në Grupin e Punës së Këshillit Politik, atëherë ju bëjmë me dije se Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet përveç nesh, edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi. Mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj!

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *