Vendosni fjalën kyçe....

10 viktima dhe 96 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut


Dhjetë të vdekur nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Katër pacientë të vdekur janë nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një pacient nga Shtipi, Tetova, Gostivari dhe Kërçova.

Ndërkohë nga 724 testime të realizuara janë regjistruar 96 raste pozitive në disa qytete: Shkup-24, Kumanovë-6, Shtip-24, Tetovë-7, Strugë-9, Ohër-6, Manastir – 1, Gostivar-4, Strumicë-3, Kriva Pallankë-1, Radovish-5, Koçan-2, Sveti Nikollë-3.

Janë regjistruar gjithashtu 61 persona të shëruar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *