Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Divjakë-Lushnjë, makina përplaset me motorin, humb jetën 44-vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Divjakë-Lushnjë , ku një 44-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër i ri ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15.

Në aksident janë përfshirë një furgon dhe një motor, ku furgoni pas përplasjes ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 44-vjeçari G.A., i cili drejtonte motorin, ndërsa një tjetër 22-vjeçar Q.O., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.