Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi i drejtohet qytetarëve të Kosovës pas marrjes në pyetje në Hagë: Një proces i radhës në vazhdën e shpifjeve ndaj UÇK-së


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një video-mesazh ditën e sotme iu drejtua qytetarëve të Kosovës pas 4 ditëve marrje në pyetje në Dhomat Speciale të Hagës pas ngritjes së akuzave për krime lufte.

Thaçi e quajti marrjen në pyetje një proces të radhës në vazhdën e shpifjeve ndaj UÇK-së por që sipas tij do vuloset roli historik dhe i patjetërsueshëm në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Historia nuk mund të rishkruhet nga askush. Ju them që ky proces nuk mund të rishkruajë këtë histori, sepse është vulosur me gjakun dhe sakfrificën e një populli me liri.

Cilido qoftë rrjedha dhe kohëzgjatja, historia e fitimit mbi një pushtues do të bëhet njëherë e përgjithmonë e paprekshme nga askush.

Ky procesi i radhës është në vazhdën e shpifjeve dhe akuzave ndaj UÇK. Por ky proces do vulosë rolin historik të UÇK-së si një rol i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Këto përbuzje ndaj Kosovës e shqiptarëve, represioni deri në masa gjenocidiale, do të jetë një nga faqet më të errëta që nuk do rishkruhet në Kosovë.

Unë që pata rol në shtetformimim e Kosovës. Ndjehem më fort i sigurt për sakrificën personale për zbardhjen e kësaj historie 22 vjeçare. Një histori e mbushur me lëndime dhe akuza ndaj bashkëluftëtarëve të mi”- tha Thaci.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *