Vendosni fjalën kyçe....

Spaho publikon videon: Sapo iku mjeshtri i mashtrimeve, ndaloi puna në aeroportin e Kukësit


Ish-deputeti i PD-së, Spaho, ka publikuar një video duke pretenduar se përtej propagandës së kryeministrit Rama për aeroportin e Kukësit askush nuk punon aty.

Ai shkruan se makineritë kanë ndaluar punën sapo ka iku kreu i qeverisë që sipas Spahos di vetëm të vjedhë e të mashtrojë.

“Edi Rama e bën gjithçka për propagandë dhe për të mashtruar njerëzit. Pas përrallave të dala boje me mijëra vende pune sot në Kukës, në vendin ku duhet të ishte ngritur aeroporti, askush nuk punon. Makineritë kanë ndaluar punën, sapo ka ikur mjeshtri i mashtrimeve. Edi Rama nuk di të punojë. Ai di vetëm të vjedhë dhe të mashtrojë!” – shkruan Spaho në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *