Vendosni fjalën kyçe....

Franca mendon të mbyllë sërish kufirin me Spanjë pas rritjes së rasteve në Katalonjë


Jean Castex

Qeveria franceze po mendon të rikthejë sërish masat kufizuese për shkak të shfaqejes së një rreziku në rritje të rasteve të reja me koronavirus.

Kryeministri i Francës Jean Castex tha se nuk përjashtohet një mbyllje e kufjve me Spanjën pasi në katalonjë ka një rikthim të Covid-19.

Ne po e shohim situatën nga afër, këtu veçanërisht, sepse është vërtet një çështje që duhet ta diskutojmë gjithashtu me autoritetet spanjolle”- konfirmoi Castex.

Në Spanjë, rreth katër milionë banorëve të rajonit të Barcelonës u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, përveç rasteve të nevojës së parë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Kufijtë mes Francës dhe Spanjës u rihapën më 21 qershor, pas tre muajve të një kufizimi strik nga ana spanjolle për të frenuar pandeminë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *