Vendosni fjalën kyçe....

A ka patur një takim Meta- Basha? Detajet e fotos që po qarkullon në rrjete


Që prej ditës së djeshme në rrjetet sociale qarkullon një foto e Kreut të Shtetit Ilir Meta dhe kreut të opozitës së bashkuar Lulzim Basha.

Burime për Hashtag thonë se ky takim është realizuar mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e kryedemokratit Basha.

Ndërsa lidhur me takimin është konfirmuar edhe nga Meta por asnjë prej tyre nuk ka dhënë detaje se cila ka qenë arsyeja e këtij takimi jo-formal.

“Sot në mëngjes, pa gdhirë mirë, i kërkova takim z.Basha për të parë a ishte i hapur për një ide të tillë. Ai më njohu me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar që është bërë publik dhe u është njoftuar dhe të gjithë partnerëve të shqetësuar për të ardhmen europiane të vendit tonë”-shkruan Meta.

Në foto Meta dhe Basha shihen të buzëqeshur ndërsa kryedemokrati ngre dy gishtat lart simbolin e forcës që drejton.

Si Presidenti ashtu edhe kreu i opozitës së bashkuar janë në një luftë politike me Ramën ku së fundmi kauza është paketa e ndryshimeve kushtetuese lidhur me sistemin zgjedhor.

Nga njëra anë mazhoranca ka përshpejtuar me procedurat parlamentare për hapjen e listave të kandidatëve për deputet ndërsa opozita dhe presidenca kanë dalë kundër duke e quajtur këtë lëvizje si të njëanshme.

Rama gjithashtu kërkoi një takim të Këshillit Politik ku të ishte i pranishëm edhe Basha dhe Meta ndërsa nga kampi blu reagimi ishte se në këtë takim do shkojë Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *