Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kreu i KQZ-së zbulon pse i shkroi Metës në orët e vona dhe përgjigjen që mori


Presidenti Ilir Meta tha se ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume, I kishte dërguar një mesazh në mesnatë, i shqetësuar për marrëveshjen e 5 qershorit mes PD-së, PS-së dhe LSI-së.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Kume deklaroi se Reforma Zgjedhore duhet që të miratohet pa asnjë ndryshim kushtetues, në një dakordësi mes palëve politike, ndërsa zbuloi se pse i kishte dërguar mesazh presidentit.

Kume tha se institucioni i Presidentit bashkë me Gjykatën Kushtetuese, janë ndër institucionet që mbrojnë Kushtetutën e për këtë arsye kishte shprehur mendimin e tij tek Meta.

 “Është e domosdoshme jo sipas meje por sipas dakordësive të palëve. Duke qenë se puna për reformimin e legjislacionit zgjedhor kishte ngecur megjithëse maxhoranca i ka të gjitha mundësitë që ta zgjidhë problemin në bashkëpunim me opozitën brenda parlamentit, vendosi me këshillimin me nxitjen të bëheshin të gjitha faktorët bashkë dhe në atë që u emërtua Këshilli Politik të realizohej gjithë ajo që ishte rënë dakord që duhet të realizohej nga komisioni parlamentar për reformën zgjedhore. Kërkesa për vazhdueshme e opozitës brenda parlament ka qenë për listat. Duhet të bëjë sa më të mundshme realizimin e asaj që thash më parapara.

Në funksion të kësaj gjejë, kam kërkuar që t’i shpreh mendimin kujtdo që ka mundësi dhe që duhet të kontribuojë për zgjidhjen e këtij problemi. Presidenti është institucioni i cili krahas dhe bashkë me Kushtetuesen, janë garantët e Kushtetutës. Dhe akoma më shumë se kaq, është fare normale që ti bëhet kërkesë një institucion të tillë. Ju drejtova presidentit. Pasi ai është shprehur me terma pozitive, inkurajuese të zgjidhjes, që klasa politike arriti të realizonte në 14 janar të këtij vit. Iu adresova atij pasi ai është i pari që përshëndeti rezultatin e parë të kësaj pune. Duke qenë se shmangia nga kjo metodologji, që parashikon punë së bashku me kontributin e të gjithëve, s’është në të mirë të procesit, ndaj ju drejtova presidentin që të mund të bëjmë të gjithë së bashku çfarë është e mundur. Vetëm këtë mesazh i kam dërguar. E kam ndarë shqetësimin me partitë politike përmes mediave. Një prej arsyeve që pranova të vijë këtu është që jo vetëm t’ju flas sipas kërkesave tuaja, por t’ju adresohem dhe partive politike që t’i kthehen të njëjtës mënyrë të të punuarit, e cila nuk është se nuk ishte mundësi të prodhohej. Nuk i kam dërguar mesazh partive politike (as kryeministrit)”, tha Kume.

I pyetur se si i ishgte përgjigjur Meta shqetësimit të tij, Kume tha se presidenti e kishte vënë në dijeni se opozita jashtëparlamentare është konsistente në vendimin e saj që të trajtojë çështjen në Këshillin Politik.

 “Përgjigja e zotit Meta ishte kjo; Në dijeninë time opozita jashtëparlamentare është konsistente në vendimin e saj që të trajtojë çështjen në Këshillin Politik. Më përmend mesazhin që zoti Bardhi ka bërë me mediat dhe për të gjithë publikun. Ky ishte reagimi i presidentit me mua.”– tha ai.

Profesor Kume shprehet se Këshilli Politik është vendi ku duhet palët duhet të bien dakord për çdo ndryshim.