Vendosni fjalën kyçe....

Hapet laboratori i dytë për testimet për COVID-19


Pas laboratorit në Institutin e Shëndetit Publik, testimet molekulare për identifikimin nëse je i prekur apo jo me COVID do të kryhen edhe në QSUT.

Lajmi u dha nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila inspektoi sot laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ajo tha sot se po forcohen kapacitetet për kryerjen e testeve Real Time PCR.    

“Me hapjen e këtij laboratori të dytë, krijojmë baza të mira për të rritur dhe për të zhvilluar testimin, i cili në fakt do të vijojë të ketë një objektiv kyç: gjurmimin e rasteve dhe izolimin e tyre. Sepse ne për asnjë moment nuk e kemi humbur vëmendjen nga qëllimi primar i testimit. i cili është pikërisht gjurmimi, izolimi dhe mundësia e kufizimit dhe e ndërprerjes së zinxhirit të infeksionit. Ky laborator i çertifikuar, siç e premtuam, do të rrisë kapacitetet e testimit dhe për t’iu përgjigjur strategjisë së testimit të realizuar me ekspertizën e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Aktualisht në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, që është një laborator reference, kapacitetet e testimit janë nga 500-1 mijë testime ditore dhe me hapjen e këtij laboratori për pacientët e spitaleve COVID, vijojmë rrisim kapacitetet, por rëndësi ka cilësia e testimit, ndaj dhe ky laborator është i biosigurisë 2, i certifikuar nga OBSH” –tha Manastirliu.

Shefi i Shërbimit të Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi, tha se çdo gjë është gati për të nisur punën për testimin e pacientëve të spitaleve COVID.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *