Vendosni fjalën kyçe....

Sherr gjatë natës në Bllok- Njëri plagoset me armë zjarri, tjetri goditet me sende të forta


Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kaluar në zonën e “Bllokut” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur përballë një lokali, ku dy persona janë zënë me njëri-tjetrin dhe sherri ka agravuar në përdorimin e një arme zjarri.

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, ndërsa tjetri është goditur fort me sende të forta.

Të dy personat janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se i dëmtuari me sende të forta ka qëlluar me armë dhe ka plagosur në këmbë tjetrin.