Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi debat me Hajdarin: Ke zero kontribut në PD, u bëre deputete se je vajza e Azemit


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe ish-deputetja Rudian Hajdari është përfshirë në një debat me deputetin Gazment Bardhi në emisionin “Opinion”.

Hajdari i ka kërkuar që Bardhi të kërkoj ndjesë për sulmet dhe përjashtimin e saj nga PD pasi ajo mbajti mandatin në vitin 2019, në një kohë që opozita dogji mandatet në bllok në shenjë proteste ndaj qeverisë.

Hajdari iu drejtua Bardhit duke thënë se nuk ka kontribute në PD dhe është zgjedhur në poste drejtuese të partisë.

Më tej ai i ka kujtuar se si ajo u zgjidh deputete e PD.

Pjesë nga debati

Hajdari: Po fliste për idenë që nuk janë përjashtues, i kanë përfshirë të gjithë. Z. Bardhi a mund të kërkoni një ndjesë publike për atë që bëtë në momentin që unë mbajta mandatin? Ju më përjashtuat.

Bardhi: Jo.

Hajdari: Ju keni thënë që nuk jam anëtare e PD.

Bardhi: Në atë moment nuk ishe.

Hajdari: Unë isha deputete e PD. Unë jam anëtare e PD prej historisë së familjes sime dhe kam qenë në sheshe.

Bardhi: Ju s’keni qenë fare. Ju jeni një nga më të privilegjuarit, keni zero kontribut në PD dhe jeni sekretari i përgjithshëm.

Bardhi: E thoni ju këtë? Ju erdhët nga Amerika dhe u bëtë deputete apo se ishit vajzë e babait?

Hajdari: Patjetër.

Bardhi: Nuk shkon kështu në politik, gjithsecili ka kontributet e veta.

Hajdari: Pyetja që më bëtë ishte a kërkoj unë ndjesë, jo unë nuk të kërkoj ndjesë.