Vendosni fjalën kyçe....

Meta uron Macronin për Ditën Kombëtare të Francës: Mbështetja juaj, motivimi i duhur për ne


Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar presidentin francez Emanuel Macron për Ditën e Bastijës, ditë kjo mjaft domethënëse për popullin francez.

Meta u shreh se me ndihmën e Francës dhe metodologjive të saj do ta ndihmojë edhe Shqipërinë për t’u bërë një vend më i mirë.

“Jam i bindur se, falë vullnetit dhe përpjekjeve të përbashkëta, bashkëpunimi ndërmjet Francës dhe Shqipërisë do të forcohet edhe më shumë në të gjitha fushat”- tha Ilir Meta.

“Mbështetja Juaj dhe e një vendi mik si Franca, si dhe metodologjia e re e zgjerimit, janë inkurajim dhe motivimi i duhur për ne për të vijuar me vendosmëri përmbushjen e reformave që do të mundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit”- shtoi Presidenti.

Së fundmi duke uruar më të mirat për popullin francez, Meta e mbyll me një ftesë për presidentin Macron që të vizitojë Shqipërinë në një kohë sa më të afërt dhe më të përshtatshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *