Vendosni fjalën kyçe....

Helikopteri u vjen në ndihmë zjarrfikësve në Peshtan të Fierit për shuarjen e flakëve


Situata e zjarreve në Fier vijon të mbetet problematike prej tre ditësh.

Në ndihmë të forcave të vendit për të shuar flakët që kanë përfshirë zonën e pyllëzuar në Peshtan, ka mbërritur dhe helikopteri Cougar.

Mesditën e sotme zjarri thuajse ka dalë jashtë kontrollit duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve të zjarrfikësve.