Pas replikës së ministrit të Brendshëm, Lleshaj, në Komisionin e Sigurisë me dekretin e presidentit Meta lidhur me vetingun në polici, ka ardhur reagimi i zëdhënësit, Blushi.
Ai ka publikuar një video ndërsa shkruan shkurt se policia s’mund të mbahet peng i vettingut selektiv për të bërë fushatën e partisë.
“Një kujtesë për z.Lleshaj! Policia e Shtetit nuk mund të mbahet peng i vetting-ut selektiv për t’i bërë fushatën partisë.” – shkruan Blushi.