Vendosni fjalën kyçe....

Tonelata me inerte brenda Liqenit të Butrintit në Ksamil, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Masakër mjedisore!


Tonelata me inerte janë hedhur për disa muaj me radhë brenda Liqenit të Butrintit, një zonë e mbrojtur nga UNESCO. Megjithëse institucionet shtetërore e konstatuan që në muajin mars 2023, para fushatës dhe zgjedhjeve lokale 2023, sërish individë apo firma të ndryshme, ende të paidentifikuara vijuan të hedhin inerte, duke tentuar të rrethojnë vendin ku u hodhën këto inerte brenda në liqen.

Në një postim në rrjetin social Facecook, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ka denoncuar dëmet e parikuperueshme që po i ndodhin integritetit të Parkut Kombëtar dhe paaftësisë së institucioneve zyrtare për të mbrojtur këtë pasuri me vlera botërore.

Sipas tyre, qëllimi është ndërtimi i një hoteli apo kompleksi apartamentesh.

 

Postimi:

Masaker mjedisore ne Parkun e Butrintit

Mbreme emisioni ‘Fiks Fare’ raportoi per nje masaker ambjentale ne brigjet e Liqenit te Butrintit  ne zonen e quajtur Palavraq.

Nje hapesire mbi 5 mije metra katrore  eshte e mbushur me inerte, gure zhavor dhe materiale te tjera hedhur ne liqen me qellimin e ndertimit te nje hoteli apo kompleksi apartamentesh.

Theksojme se liqeni i Butrintit eshte pjese e Parkut Kombetar te Butrintit,  shpallur Pasuri Boterore e UNESCO. Çdo “ndërhyrje me karakter ndërtimor ose veprimtari të tjera të çfarëdollojshme në lartësi 1.500 metra nga vija e ujit duhet miratuar me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit”.

Liqeni i Butrintit eshte gjithashtu pjese e Konventes Ramsar per ruajtjen e ligatinave. Sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, Ligji nt 81/2017 Për Zonat e Mbrojtura, në zonat e mbrojtura me interes ndërkomëtar dhe që gëzojnë mbrojtje të veçantë si habitat i shpendëve ujorë (zona Ramsar), lejohet vetëm ushtrimi i veprimtarive tradicionale të bujqësisë, peshkimit etj.

Parku Kombetar i Butrintit eshte zona me e njohur e Shqiperise ne rang nderkombetar. Per ruatjen dhe mbrotjen e integritetit te ketij Parku funksionojne institucionet e meposhtme, te cilat paguhen nga taksapaguesit shqiptare:

Administrata e Parkut Kombetar te Butrintit – Ministria e Kultures

Administrata e Zonave te Mbrojtura – Ministria e Ambjentit dhe e Turizmit

Agjencia Kombetare e Bregdetit – Ministria e Ambjentit dhe e Turizmit

IKMT- Ministria e Brendshme

Bashkia e Sarandes – Tashme nen koordinimin e ministrit Mazniku

si the Satelitet Albania 1 dhe Albania 2 – Ministria e Infrastruktures dhe Energjise

Forumi i Trashegimise  ka denoncuar ne vazhdimesi demet e parikuperueshme qe po i ndodhin integritetit te Parkut Kombetar dhe paaftesise se institucioneve zyrtare per te mbrojtur kete Pasuri me Vlera Boterore.