Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëria e Bashkuar vendos të përjashtojë Huawei-n nga rrjeti i saj 5G


Kompanitë britanike të telekomit do të ndalohen të blejnë përbërës Huawei 5G duke filluar nga fundi i këtij viti, tha Sekretari i Mediave. Ato gjithashtu duhet të heqin qafe të gjitha pajisjet e tyre Huawei deri në vitin 2027.

Sekretari i Medias, Oliver Dowden, tha që Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike i njoftoi ministrat se ata ‘kanë ndryshuar ndjeshëm vlerësimin e tyre për praninë e Huaëei-t në rrjetin 5G të Mbretërisë së Bashkuar’.

“Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, por është i duhuri për rrjetet e telekomit në Mbretërinë e Bashkuar, për sigurinë tonë kombëtare dhe ekonominë tonë, si tani, ashtu edhe në në planin afatgjatë.”

Duke folur në parlament, Dowden argumentoi se mbështetja në një kompani kineze për të siguruar teknologji të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar e hapi vendin drejt rreziqeve të mëdha të sigurisë.

Ai tha se masa kundër Huawei-t ofron një mundësi për firmat britanike si dhe ato nga vende si Japonia dhe Koreja e Jugut për të sjellë produkte që do të shërbejnë si një zëvendësim për Huawei-n.

Dowden u tha deputetëve se përjashtimi i Huawei-t nga struktura e telekomunikacionit në Mbretërinë e Bashkuar do të shtojë ‘dy deri në tre vjet’ në shpërndarjen e rrjetit 5G në vend.

Një zëdhënës i Huawei-t tha se vendimi për të ndaluar përdorimin e pajisjeve të tij është ‘lajm i keq për këdo në Mbretërinë e Bashkuar që ka një telefon celular’, dhe rrezikon të ngadalësojë inovacionin dixhital në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *