Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në minierën e Cerujës/ Minatorit i bie sipër një masiv shkëmbor, dërgohet te Spitali i Traumës


Një aksident ka ndodhur këtë të martë në minierën e Cerujës në zonën e Bashkisë Klos, ku për pasojë është plagosur një person.

Sipas televizionit “News 24”, minatori i plagosur është dërguar në spitalin e Burrelit, ndërsa më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Personi i aksidentuar me iniciale N.S. është rreth moshës 55 vjeç.

Paraprakisht thuhet se minatorit i ka rënë një masiv shkëmbor dhe nga incidenti ka pësuar fraktura.