Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se nxori Hekuran Billën në pritë, lihet në burg Adjola Lakra


Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për Adjola Lakrën, vajzën 26-vjeçare e cila dyshohet se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën.

26- vjeçarja nga Berati dyshohet se kishte kontakte dhe ishte në një marrëdhënie me Hekuran Billën i cili kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika, ndërkohë që në Angli kishte vuajtur dënimin me burg për vrasjen e Prel Markut.

Vajza besohet se para Billës, kishte qenë në një marrëdhënie me një nga të akuzuarit për vrasjen, Sebastjano Malin, nipi i Prel Markut. Por ajo mohon të ketë qenë në dijeni të lidhjes së hasmërisë mes tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *