Vendosni fjalën kyçe....

Atentati ndaj të riut në Gjirokastër, dyshohet për hakmarrje (Kronologjia)


Hollësi të tjera kanë dalë lidhur me plagosjen e 27-vjeçarit në Gjirokastër pas një shpërthimi të fuqishëm me eksploziv.

Dyshohet se shpërthimi është bërë me telekomandë ndërsa bomba që plagosi keqazi të riun Vitjon Lluka ka qenë artizanale. Në përbërje të saj ka pasur gozhdë, bullona dhe nitrat.

Lluka, banies në fshattrin Shtëpëz të Gjirokastrës u soll me shpejtësi në spitalin e Traumës në Tiranë.  Ai ka dëmtime anën e majtë të fytyrës por është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ngjarja lidhet me vrasjen që i vëllai, Enrik Lluka kreu më 26 mars të vitit 2016. Pas një konflikti, Enrik Lluka, qëlloi për vdekje në vendin e quajtur kthesa e fshatit Andon Poçi, në Gjirokastër, kushëririn Dorian Lluka, i cili humbi jetën ndërsa plagosi babain e këtij të fundit, Birbil Lluka.

Enrik Lluka nuk është arrestuar ende nga policia dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Familjarët e të riut që mbeti i plagosur ditën e djeshme kanë thënë për policinë se nuk kanë pasur asnjë kërcënim kohët e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *