Vendosni fjalën kyçe....

Adjola Lakra në gjykatë për masën e sigurisë, njohja me Hekuran Billën


Ka dalë sot përpara gjykatës, Adiola Lakra, 26-vjeçarja e cila akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Ajo do të mësohet sot me masën e sigurisë.

Gjatë dëshmisë së saj para gjykatës, Lakra ka deklaruar se jetonte në të njëjtin pallat ku e ëma e Sebastjan Malit kishte një parukeri. Ata pinin kafe bashkë në katin e parë.

 “Unë kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja në të njëjtin pallat ku e ëma e tij kishte parkukerinë. Jemi lidhur por më pas jemi ndarë”, tha Lakra.

Sa i përket njohjes me Hekuran Billën, ky i fundit i ka dërguar miqësi në Instagram dhe pasi ishte ndarë me Malin kishte filluar një lidhje me të.  Billa dhe Lakra janë takuar në zonën e Komunës së Parisit dhe kanë vijuar të takoheshin rregullisht. “Fillimisht më ka bërë Billa ftesë në Instagram kemi folur dhe jemi lidhur, ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte”- janë fjalët e Lakrës.

Edhe natën e ngjarjes, ajo e ka telefonuar dhe janë takuar në vendin e përhershëm te Komuna e Parisit.

Por 26-vjeçarja thotë se nuk ka qenë në dijeni që vëzhgohej nga Viktor Marku dhe Sebastjan Mali, të cilët akuzohen si autorët e vrasjes së 40-vjeçarit.

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, personi që Hekuran Billa vrau në Angli në vitin 2006.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *