Vendosni fjalën kyçe....

Dy të vdekur dhe 117 raste të reja me koronavirus në vend


Shkon në 95 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri.

Në 24-orët e fundit, në Spitalin Infektiv e kanë humbur betejën me sëmundjen e Covid-19, dhe dy qytetarë të tjerë.

Viktimat janë një burrë nga Shkodra dhe një grua nga Tirana.

“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetarë: Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve“, tha Eugena Tomini e cila bëri përditësimin e të dhënave.

Ndërkohë sot janë konfirmuar 117 raste të reja me COVID-19, një shifër rekord kjo për vendin tonë.

Rastet e reja janë: 41 në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan. 

TË DHËNAT E FUNDIT

Java që lamë pas ka treguar një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitive, rritje të shtrimeve në spital, pacientëve që kanë pasur nevojë për trajtim në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar. Fatkeqësisht kemi pasur edhe rritje të qytetarëve që kanë humbur jetën. Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit
Është një situatë serioze epidemiologjike e Covid 19 në të gjitha elementët e vlerësimit të saj. Kjo situatë kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të mos e ulur vigjilencën, duke respektuar masat e vendosura, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e sigurisë.
Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetarë: Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca.
Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.
COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)
Testime totale 32938
Raste pozitive 3571
Raste të shëruara 2014
Raste Aktive 1462
Humbje jete 95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 635
Durrës 218
Shkodër 186
Vlorë 108
Lezhë 75
Kukës 47
Berat 41
Korçë 40
Elbasan 35
Fier 33
Gjirokastër 24
Dibër 20


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *