Vendosni fjalën kyçe....

Xhaxhai rrihet me dy nipat në Fushë-Krujë


Tre persona janë arrestuar sot nga policia në Fushë-Krujë, xhaxhai dhe dy nipat pasi akuzohen për dhunë në familje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç (vëllezër) dhe F. D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Arsyeja pse ata janë arrestuar është sepse xhaxhai me dy nipat janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë banesës së tyre duke u rrahur me grushte e me sende të forta, për motive ende të paqarta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *