Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër deputet në Kosovë konfirmohet me Covid-19


Një tjetër deputet në Kosovë është konfirmuar me Covid-19. Bëhet fjalë për deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selmanaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se ka simptoma të lehta prej 5 ditësh.

“Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut!

Para pak qasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv!

Tash e pesë ditë jam me simptoma të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoj se do ta kaloj edhe këtë sfidë! Nga sot jam në vetëizolim!”– shkruan deputeti.

Kujtojmë se mjaft deputetë të Kuvendit të Kosovës janë konfirmuar se janë prekur nga koronavirusi, veçanërisht në radhët e LDK-së. Më i fundit ishte rasti i Isa Mustafës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *