Vendosni fjalën kyçe....

Policia habitet pas monitorimit me radar në Sauk-Teg: Kjo është mrekulli


Policia e Shtetit është habitur mbrëmjen e kaluar, kur pas një inspektimi prej 3 orësh me radar në aksin Sauk-Teg, nuk ka kaluar asnjë mjet me shpejtësi të lartë.

Autoritetetet bëjnë me dije se shpejtësia maksimale ka qenë 98 km/h dhe e quajnë këtë një mrekulli, pasi vetëm një natë më parë ishin regjistruar shpejtësi edhe deri në 175 km/h.

“Në aksin Sauk-Teg. Me Policinë Rrugore, me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.
Për tre orë asnjë shpejtësi mbi 100 km/h, por janë evidentuar shpejtësi nga 93-98 km/h në këtë aks që më parë ishte vërtet problematik përsa i përket ngjarjeve rrugore, por monitorimi i pandërprerë me radar e Patrulla të Policisë Rrugore ka parandaluar në maksimum aksidentet në këtë rrugë.

Vërtet nuk u tërhoq asnjë leje drejtimi, por s’ka më mirë.
Sepse qëllimi jonë s’është të reklamojmë sa patenta heqim, qëllimi është të sensibilizojmë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

E kjo është mrekulli, pasi ndryshe nga mbrëmë ku dhe në fokusin e kamerës së një televizioni u evidentuan shpejtësi deri në 175 km/h, shpejtësi gati vrastare, sonte asnjë e tillë.”– ka lajmëruar policia mbrëmë.

Policia paralajmëron se do të vijojnë përditë e përnatë, pa asnjë ndërprerje, kontrolle të tilla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *