Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me 6 kg hashash në makinë, arrestohen tre të rinjtë nga Durrësi në Librazhd


Tre persona u arrestuan pasi iu gjetën në makinën e tyre duke transportuar 6 kg kanabis.

Tre të rinjtë nga Durrësi, u ndaluan në fshatin Stëblevë, Librazhd pasi në mjetin e tyre tip ‘Nisan’ u gjetën dhe sekuestruan 6 kg lëndë narkotike kanabis.

Në pranga ranë A.B., 31 vjeç,  Sh.H., 31 vjeç dhe A.P., 31 vjeç, gjatë operacionit të koduar “Stëbleva”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan droga, automjeti ku u gjet lënda narkotike dhe dy aparate celular.

Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *