Vendosni fjalën kyçe....

Mirela Kumbaro merr britanikun Edward Lear dhe fap, e shndërron…në holandez


Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka bërë një status në Facebook që i kushtohet Përmetit.

Duke dashur të promovojë vlerat e qytetit në fjalë, ish-ministrja është rrekur të shfaqë njohuritë e saj hulumtuese mbi autorë të njohur të huaj që kanë shkruar për Shqipërinë e në këtë rast, për Përmetin.

Por mjaftojnë pak fjali për të vërejtur se njohuritë e saj janë të përcipta dhe të gabuara. Teksa publikon një pikturë të Edward Lear për Përmetin, ish-ministrja Mirela Kumbaro e merr britanikun dhe e kthen në holandez.

“Kur s’kishte Shqiperi, ama kishte Përmet. Shiko tani, se Përmeti nuk është vetëm ç’të sheh syri sot, ujëra termale, lagje historike, kisha të bukura, gliko e raki, por nuk do mjaftojë asnjë nga promovimet që i bëjmë këtij qyteti e kësaj zone për të thënë se sa nur e fisnikëri kanë përmetarët. Në shekuj!

Dy shembuj më poshtë dhe fol vetë pastaj! Dhe Përmeti është nga ato zona që ka tërhequr vëmendjen e tyre. Ja ku sjell sot një foto të pikturës së hollandezit të famshëm për ne Edward Lear i cili nuk e la Përmetin jashtë bllokut të vizatimeve të tij, në prill të vitit 1857.” – shkruan ndër të tjera Kumbaro në statusin e saj në Facebook. Por pasi mësoi se hollandezi në të vërtet kishte qenë britanik, ditën tjetër ajo e ndryshoi statusin duke rregulluar gabimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *