Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Marrëveshja e 5 qershorit për “zgjedhoren” nuk ndryshon, deklarata e Bashës për ndarje postesh e pavërtetë


Kryeministri Edi Rama është prononcuar sërish mbi mundësinë e ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Rama në intervistën për Top Channel nuk pranoi t’i ketë bërë ndonjë propozim Bashës mbi ndarjen e posteve të kryeministrit dhe presidentit mes të dyve.

Sipas Ramës deklarata e Bashës është e pavërtetë dhe ai nuk ka mundësi ta bëjë Bashën kryeministër.

Kryeministri theksoi se marrëveshja e arritur me opozitën jashtë-parlamentare më 5 qershor nuk do të preket.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Me pranimin e kërkesave të opozitës joparlamentare, mos vallë ja keni bërë me hile opozitës parlamentare?

Rama: Së pari ne nuk kemi rënë dakord me të gjitha kërkesat e opozitës parlamentare, ne kemi marrë përsipër dhe do ta mbështesim deri në fund marrëveshjen e me opozitën joparlamentare.

Gazetari: Kryeministër, kreu i PD, ngriti pretendimin se përmes disa lajmësve i keni bërë një ofertë që ai të jetë kryeministri ardhëm i vendit, ndërsa ju, në mbarim të mandatit President. E keni bërë këtë ofertë?

Rama: Më vjen keq kur politika bie në nivele të tilla, kjo është e pavërtetë. Unë nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë, mendoj se i duhet lënë popullit të zgjedhë edhe deputetë edhe se kush është kryeministri i radhës, ndaj me keqardhjen them që Basha duhet të mbajë anën e duhur të historisë e të jetë në anën e popullit dhe jo në barikadën ku arrihet deri në pikën që tregohen barcaleta të tilla. Më vjen shumë keq që kur diskutohen lista, nëse janë të mbyllura, janë të mbyllura për të sjellë kriminelë në parlament, tani që unë them t’i hapim listat, i hapkam për të futur kriminelët në parlament.

Gazetari: Ju folët shumë pak sot sa i përket mospasjes së koalicioneve parazgjedhore, a do ta bëni këtë ndryshim kushtetues

Rama: Sa i përket procesit teknik se si do të implementohen ato që duhen shtuar, jo hequr nga marrëveshja e 5 qershorit është një proces i ekspertëve dhe vendimmarrësve e ekspertëve. Por ideja  që Edi Rama po e bën këtë sepse i intereson vetë, është një ide që mund të funksionojë propagandë, por nuk ka lidhje me realitetin.

Gazetari: Kryeministër, me plotësimin e kërkesave të opozitës brenda parlamentit, keni krijuar më shumë se hatërmbetje tek opozita jashtë parlamentit, gjithë kjo situatë, sipas jush, e fut e vendin në një krizë të re politike?

Rama:Uroj që opozita jashtëparlamentare dhe PD të kenë nxjerrë mësime e nga e kaluara dhe ta harrojë me kërcënime, shantazhin që mund t’i sjellë prapë probleme Shqipërisë, nuk shkon larg, përkundrazi shkon nga humbja në humbje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *