Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon për rritjen e numrit të të infektuarve nga koronavirusi: Të mbështetet shëndetësia me buxhetin e duhur


Kreu i Shtetit Ilir Meta, ka reaguar lidhur me rritjen e numrit të personave të infektuar me koronavirus.

Meta bën thirrje për rritjen e masave mbrojtëse dhe shtimin e buxhetit për sektorin e shëndetëisë.

Gjithashtu, Presidenti ka thënë se është i nevojshëm një bashkëpunim i ngushtë me vendet fqinje që të merren masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë kjo me qëllim të rihapen kufijtë tokësore.

Duke ndarë të njëjtat shqetësime me përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve të bëra publike, për ruajtjen e distancave fizike dhe mbajtjes së maskave.

Shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga pandemia COVID-19, veçanërisht numrit të viktimave, shtron si domosdoshmëri jetike rritjen e masave mbrojtëse, frymës së bashkëpunimit dhe mbështetjes së sektorit të shëndetësisë me buxhetin e duhur, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik.

Tepër i nevojshëm është bashkëpunimi i ngushtë me të gjitha vendet fqinje për marrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e mëtejshme të pandemisë, me qëllim rihapjen sa më parë të kufijve tokësorë.

Përballimi me sukses i COVID-19 duhet të jetë një objektiv madhor për të gjithë! Çdo neglizhencë në këtë prioritet ka kosto shumë të rëndë: jetën e qytetarëve tanë”-thotë Meta. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *