Vendosni fjalën kyçe....

Politikani liberal i shkruan vetes letër raciste dhe bën denoncim, por s’e mashtron dot policinë


Politikani liberal Jonathan Lopez, ka pranuar se ka shkruajtur një letër raciste kundër vetes dhe më pas deklaroi publikisht se i kishte ardhur në mënyrë anonime dhe madje bëri dhe kallëzim penal për të. Ai e raportoi letrën më 23 qershor pranë policisë së Hermiston.

Por situata i doli jashtë kontrollit.

Lopez e ndau letrën publikisht në Facebook , duke pretenduar se i shkruanin atij se “nuk ishte i mirëpritur këtu”.

“Amerika është vetëm për të mëdhenjtë. Ju dhe bashkësia juaj komuniste liberale mund të shkoni vetë dhe të kalbeni në ferr.

Amerika është për njerëzit që kanë frikë nga Zoti, dhe jeta nuk kontrollohet nga qeveria . Nuk ka vend për njerëz si ju këtu.”- thuhet në letër. Por jo vetëm kaq, aty kishte përdorur fjalë fyese dhe fjalor të papërshtatshëm.

Por policia e Herminstonit zbuloi të hënën se Lopez e kishte shkruar vetë  letrën dhe kishte bërë deklarime të rreme në polici dhe në mediat sociale.

“Që nga fillimi, ky incident i dyshuar është hetuar plotësisht”- tha shefi i policisë Jason Edmiston, citon Daily Mail. “Hetimi ynë ka treguar se Z. Lopez e shkroi vetë letrën dhe bëri deklarime të rreme në polici dhe në mediat sociale”.

Policia thotë se hetimi penal tani është mbyllur, por që Lopez mund të akuzohet për raportim të rremë në polici. Lopez është përpjekur të mbrohet, duke i thënë mediave lokale se ai “kurrë nuk kishte për qëllim të mashtronte” publikun, madje as të paraqiste një denoncim në polici.

Ai pretendon se ka dashur vetëm të përdorë letrën si një mënyrë për të folur për racizmin me policinë e qarkut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *