Vendosni fjalën kyçe....

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Pogradec 28-vjeçari me banim në Stamboll


Një 28-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm me qëllimin ndihmën për kalimin në drejtim të vendeve të BE-së.

Në pranga ra shtetasi Ergielsi Topalli me banim në Turqi pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë me mjetin e tij.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit shqiptar E. T., 28 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, në Qafë Thanë, këtë shtetas duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volksëagen”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *