Vendosni fjalën kyçe....

Milani humbet objektivin e mesfushës, Lille pranon ofertën e PSG-së


Duket se më në fund Paris Saint-Germain ka arritur që ta transferojë lojtarin që e deshi që nga fillimi i këtij afati të merkatos.

Renato Sanches me në fund do të kalojë në PSG.

Kështu ka lajmëruar në faqen e tij në Twitter gazetari i njohur i transferove, Fabrizio Romano.

Renato Sanches të PSG, punë e kryer! Marrëveshja e plotë është arritur për 15 milionë euro me Lille dhe tani bisedat janë në fazën finale. Testet mjekësore për Renaton pritet që të bëhen në Paris”, shkruan Romano, 

“Marrëveshja personale është arritur shumë kohë më parë- pasi që drejtori sportiv i PSG Luis Campos e kishte dashur lojtarin që nga dita e parë kur e mori detyrën e tij”.