Vendosni fjalën kyçe....

Tre të dënuarit që OFL-ja ka vënë sot në shënjestër


Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar sot në qytetin e Beratit dhe në Kuçovë, duke ju dhënë ultimatumin tre personave për deklarimin e pasurisë.

Në mbrojtje të Ligjit Special për deklarimin e pasurisë të personave të dënuar për krime të rënda ose krim të organizuar, OFL thotë se ju ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e pasurisë tre shtetasve:

Lani Duleviç, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Andrea Dinga, banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Olgert Hoxha, banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”– njofton OFL.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *