Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje shqiptarëve në SHBA: Asnjë votë për kandidatët e mbështetur nga Sorosi


Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve në SHBA që të mos votojnë për kandidatë të mbështetur nga George Sorosi.

Ai tha se Soros ka kontribuuar në vendosjen e monizmit në Shqipëri dhe ka faktuar se është armik i interesave kombëtare shqiptare.

 “Ritheksoj thirrjen time për të gjithë bashkëatdhetarët e mi në SHBA. Asnjë votë, asnjë votë për kandidatët e financuar dhe të sponsorizuar nga George Soros. Ai është një armik i vjetër i vlerave konservatore dhe demokracisë në Shqipëri dhe jo vetëm në Shqipëri.

PD është aleate e Partisë republikane amerikane dhe ndaj demokratët në SHBA e kanë të qartë se për kë duhet të votojnë.

Kurse shqiptarët e tjerë të pa afiluar në PD janë të lutur të votojnë për kandidatin që duan, por asnjë votë për kandidatët e mbështëtur nga George Soros i cili me ideologjinë e tij, me financimet korruptive të tij e ka shndërruar Shqipërinë në një shtet të dështuar. Ka kontribuuar në vendosjen e monizmit me këtë politikë shpopulluese dhe me projektet e tij të ndarjes dhe copëtimit të Kosovës dhe Ballkanit të Hapur faktohet një armik i interesave kombëtare shqiptare.”- tha Berisha, në një kohë kur në SHBA pas pak ditësh mbahen zgjedhjet afatmesme.