Vendosni fjalën kyçe....

Kërkohet në Shqipëri për vrasjen e babë e bir në Elbasan, Florenc Çapja i punësuar në Dubai


Florenc Çapja është i lirë në Dubai, ka një leje qëndrimi dhe është punësuar.

Deklarata ka ardhur nga avokati i tij Neshat Fana i cili tha se klienti i tij ka qenë për një kohë në mbikëqyrje ndërsa tani është i lirë.

Çapja kërkohet në Shqipëri ndërsa pretendon se nuk ka asnjë dijeni për procesin që po zhvillohet kundër tij.

Një ditë më parë Gjykata e Posacme vendosi të veçojë cështjen ndaj Florenc Çapjas e Olsi Lekut nga të pandehurit e tjerë lidhur me vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në Elbasan, me argumentin se Çapja nuk ka marrë dijeni për këtë proces.