Vendosni fjalën kyçe....

22-vjeçarja me koronavirus në Lushnjë thyen karantinën për të shkuar te prindërit, policia i izolon të gjithë


Një 22-vjeçare nga Lushnja është proceduar penalisht nga policia, për shkak se ka shkuar të takojë familjen pavarësisht se ishte diagnostifikuar me koronavirus.

Vajza e re me inicialet M.H nga Lushnja nuk ishte në banesë, pasi kishte shkuar në fshatin Kashtëbardhë te prindërit. Pas kësaj, policia ka vendosur t’i izolojë të gjithë ata, duke u dhënë urdhër të mos dalin nga banesa.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasen M. H., 22 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk u gjend në banesën e saj, por kishte shkuar te prindërit, në fshatin Kashtëbardhë.

Policia mori kontakt me këtë shtetase në banesën e prindërve të saj, në fshatin Kashtëbardhë, ku është bërë edhe evidentimi i personave të tjerë që ndodheshin në këtë banesë, të cilëve u është komunikuar që të mos dalin nga banesa.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se mbi bazën e listave të përditësuara ka zhvilluar kontrolle të përditshme tek çdo person, gjatë ditëve të vetëkarantinimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *