Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi bie në rezervuar, humbin jetën 21 nxënës në Kinë (Video)


Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe 15 kanë mbetur të plagosur rëndë pasi një autobus që transportonte nxënës të shkollave të mesme doli nga rruga, theu parmakët mbrojtës dhe u zhyt në një rezervuar në jug-perëndim të Kinës.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi rreth pasdites në Anshun, në provincën Guizhou në jug-perëndim të Kinës.

Numri i saktë i pasagjerëve që ndodheshin në autobus, që besohet të jenë kryesisht nxënës të shkollave të mesme që kanë provimet e pranimit në kolegj, nuk është konfirmuar ende.

Shkaku i aksidentit nuk është i qartë, por pamjet e CCTV-së nga aksidenti tregojnë autobusin me të cilin nxënësit lëviz në mënyrë të palontrolluar mes korsive të rrugës.

Deri më tani, 15 persona janë nxjerrë nga rezervuari Hongshan dhe janë dërguar në një spital aty pranë për trajtim të menjëhershëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *