Vendosni fjalën kyçe....

Digjet banesa në Kavajë, pronari nxirret në gjendje të rënduar në përpjekje për të shuar flakët


Një banesë është djegur në Kavajë pasditen e sotme.

Pronari i banesës në përpjekje për të shuar flakët është përballur me problemet në frymëmarrje dhe është nxjerrë në gjendje të rënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 ku një banesë në katin e dytë të një pallati 5 katësh në lagjen Nr.5 u përfshi nga zjarri.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë larguar pronarin e banesës nga vendi.

Në videon e shpërndarë nga BalkanËeb shihet teksa nxirret nga banesa pronari i saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *