Vendosni fjalën kyçe....

Jennifer Lopez rikthen fustanin që solli shpikjen e “Google Images” (FOTOT)


Këngëtarja Jennifer Lopez ka risjellë fustanin që solli shpikjen e “Google Images”.

Ylli i Hollywood-it mbylli shfaqjen e Versace-s në Javën e Modës në Milano dhe të gjithë kanë mbetur me gojë hapur, kur panë se ajo sirolli fustanin e famshëm të 20 viteve më parë, por me pak ndryshime.

Lopez e veshi fustanin me printe tropikale fillimisht në Grammy Awards në shkurt të vitit 2000.

Ish-drejtori i Google Eric Schmidt, zbuloi më vonë se kishte kaq shumë kërkime në këtë motor kërkimi për foton e veshjes, saqë kjo i frymëzoi ata të krijonin Google Images.

Këtë moment edhe vetë Lopez e ka konsideruar si “momentin e saj më të madh në fushën e modës”.

Sapo këngëtarja 50-vjeçare u shfaq në tapetin e kuq e veshur me këtë fustan, kamerat dhe sytë e të gjithëve u kthyen tek ajo duke shkatuar të njëjtin efekt si 20 vite më parë.

Fotot e Lopez në versionin modern të veshjes në shfaqjen e firmës Versace, janë parë më shumë se dy milion herë në mediat sociale.