Vendosni fjalën kyçe....

Po ecte në hesap të vet, afro-amerikani godet të moshuarën me grusht në kokë (VIDEO)


Një afro-amerikan është kapur në kamera, duke i gjuajtur me grusht një gruaje të moshuar. Incidenti ka ndodhur pasditen e 10 qershorit në lagjen Bushwick, në Brooklyn.

Videoja tregon afro-amerikanin duke ecur rastësisht në trotuar dhe një grua 78-vjeçare që ecën në terezinë e saj.

Papritmas burri i afrohet dhe i gjuan gruas më grusht në kokë. Kur ajo kthehet duke bërtitur me duart në kokë, afro-amerikani hiqet sikur ishte e moshuara që i ka bërë një padrejtësi atij. Ai ngre duart lart dhe bën sikur se kupton ç’po ndodh.

Siç shkruan Daily Mail, gruaja e moshuar raportoi se kishte dhimbje të konsiderueshme, por refuzoi kujdesin e mëtejshëm mjekësor.

Pas sulmit, burri u largua me vrap dhe ende është i lirë.

Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në shtetin e New York-ut, ku burra me ngjyrë kanë sulmuar gra të moshuara.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *